Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar me sukses një trajnim i specializuar i realizuar nga ekipi britanik BMATT (British Military Advisory Training Team), me fokus në certifikimin dhe përgatitjen e instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Trajnimi ka qenë rezident dhe i strukturuar sipas standardeve moderne të edukimit ushtarak, duke synuar që instruktorët e FSK-së të jenë të kualifikuar për të transmetuar njohuritë dhe aftësitë sipas praktikave më të avancuara ndërkombëtare.
Në ceremoninë e përfundimit dhe certifikimit ishin të pranishëm:
- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves
- Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj
- Zyrtarë të lartë, oficerë dhe nënoficerë të njësive të FSK-së.
Ky trajnim vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe përbën një dëshmi të përkushtimit të FSK-së për rritjen e kapaciteteve profesionale në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes dhe KDS vlerësojnë këtë partneritet si një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një force moderne, të aftë dhe profesionale.