Mbi një mijë nxënës trajnohen nga FSK për sigurinë në mal e natyrë

24.02.2024

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke trajnuar mbi një mijë nxënës për sigurinë në mal dhe në natyrë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se instruktorët po e realizojnë trajnimin në bashkëpunim me Federatën e Kosovës për Sporte Shkollore.

“Në një periudhë 10 javore, nxënësit do të mësojnë për sportet dimërore, shëndetin, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/pfbid0d7k5B3MTjFRCu4LaJXnWtWp4hHXimRStRYqQsYjVxKh81QiyM8QTmN1N12786orrl