Mbi gjysmë milioni euro fals në Kosovë!
- 18.01.2022
- 0 komente
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët raportojnë në stacionet policore për para të falsifikuara.

Një rast i fundit ndodhir dje, ku një burrë ka raportuar në Polici se ka hasur në një kartëmonedhë prej 200 eurosh e cila dyshohet se është e falsifikuar. Raste të tilla në Kosovë janë mjaft të shpeshta. Krahasuar me vitin 2020, në viti 2021 ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve për para të falsifikuara.
Vetëm brenda 10 muajve në Policinë e Kosovës janë raportuar mbi 750 raste të parave të falsifikuara, derisa në vitin 2020 të raportuara kanë qenë afro 500 raste.
Bazuar në të dhënat që ka siguruar rtv21.tv nga Policia e Kosovës, 763 raste të parave të falsifikuara janë raportuar vetëm gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2021.
Periudha kohore | Numri i rasteve |
2019 | 591 |
2020 | 498 |
Janar – Tetor 2021 | 763 |
Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka thënë se gjatë vitit 2021 në Kosovë janë identifikuar 5 mijë e 718 kartmonedha false. Shuma e këtyre kartmonedhave ishte mbi 550 mijë euro.
E katmonedha më e falsifikuar sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, është 100-shja me 2 mijë e 639 kartmonedha. Pastaj me 2 mijë e 492 kartmonedha fals është 50-shja; 327 katmonedha false kah 500 euro; 98 kah 20 euro; 55 kah 10 euro; 13 kah 5 euro; dhe një kartmonedhë 200 euro.
Ndërsa për monedhat false, Agjencia e Kosovës për Forenzikë për rtv21 ka thënë se vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2021 janë identifikuar afro 10 mijë monedha false, e monedha me e falsifikuara është 2 euroshja. Janë 9 mijë e 991 monedha kah 2 euro fals; 553 kah 1 euro dhe 45 kah 0.50 euro. Shuma e tyre arrinë mbi 20 mijë e 500 euro.
Sipas të dhënave, bëhet e ditur se vetëm një vit më parë, pra në vitin 2020 ishin 877 kartmonedha false. E kartmonedha më e falsifikuar gjatë 2020-s ishte 5 euroshja me 348 karmonedha. Vlera e këtyre është rreth 40 mijë euro.
Ndërsa janë identifikuar edhe 2 mijë e 671 monedha fals gjatë vitit 2020. Monedha me e falsifikuar edhe gjatë këti viti ishte 2 euroshja, me 2 mijë e 629 monedha. Pastaj 40 monedha kah 1 euro dhe 2 kah 0.50 euro. Shuma e tyre ishte 5 mijë e 299 euro.
Ndryshe, që nga janari i vitit 2002, Kosova kishte konvertuar valutën nga valuta gjermane marka në valutën euro./21Media
Leave a Reply