Mbi 88 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

09.06.2021

Në komunat e Kosovës është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19. Madje në vendin tonë ka filluar edhe vaksinimi i personave me dozën e dytë, ku koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi ka theksuar se mbi 800 persona kanë marrur dozën e dytë. Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e […]

Mbi 88 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Në komunat e Kosovës është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19.

Madje në vendin tonë ka filluar edhe vaksinimi i personave me dozën e dytë, ku koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi ka theksuar se mbi 800 persona kanë marrur dozën e dytë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë, Bardhi ka bërë të ditur se deri më tani në të gjithë Kosovën janë vaksinuar 88 mijë e 400 qytetarë kundër COVID-19.

Po ashtu ai theksoi se fluksi është i madh i qytetarëve dhe se procesi është duke shkuar mirë. Poashtu ai tha se sipas datave të gjithë e kanë të përcaktuar datën e vaksinës.