Mbi 85 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

08.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” tha se në këtë qendër u vaksinuan mbi 350 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 1550 persona. Ndërsa deri më tani në të gjithë Kosovën janë vaksinuar gjithsej 85 mijë e 300 qytetarë. “Në […]

Mbi 85 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” tha se në këtë qendër u vaksinuan mbi 350 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 1550 persona.

Ndërsa deri më tani në të gjithë Kosovën janë vaksinuar gjithsej 85 mijë e 300 qytetarë.

“Në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu në nivel vendi është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri më tani kemi mbi 350 të vaksinuar dhe bëhet fjalë për vaksinimin që janë me dozë të parë dhe njëkohësisht edhe vaksinimi me dozë të dytë, nga të dy llojet e vaksinave qoftë Pfizer apo Astra Zeneca, flas për dozën e dytë.

Ndërsa nëse jemi në nivel vendi deri më tani kemi mbi 1550 të vaksinuar, ndërsa nëse i referohemi shifrës totale nga dita e parë e procesit të vaksinimit kemi atëherë mbi 85 mijë e 300 të vaksinuar”, tha ai.

Kujtojmë se sot në Kosovë është konfirmuar rasti i parë i variantit të ri afrikan, Sars CoV-2, i cili nga ekspertët shëndetësorë po cilësohet mjaft i rrezikshëm.