Mbi 7 mijë shoferë mbetën pa leje të vozitjes gjatë vitit 2019

15.02.2020

Gjatë vitit paraprak kanë ndodhur gjithsejtë 16 mijë e 222 aksidente trafiku, ku si pasojë e këtyre aksidente kanë humbur jetën 113 persona dhe kjo ka bërë që mbi 7 mijë shoferë të mbeten pa leje të vozitjes. Si çdo vit tjetër edhe vitin e kaluar numri i aksidenteve në Republikën e Kosovës vazhdon të […]

Mbi 7 mijë shoferë mbetën pa leje të vozitjes gjatë vitit 2019 Foto: Ilustrim

Gjatë vitit paraprak kanë ndodhur gjithsejtë 16 mijë e 222 aksidente trafiku, ku si pasojë e këtyre aksidente kanë humbur jetën 113 persona dhe kjo ka bërë që mbi 7 mijë shoferë të mbeten pa leje të vozitjes.

Si çdo vit tjetër edhe vitin e kaluar numri i aksidenteve në Republikën e Kosovës vazhdon të jetë shqetësuese.

Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë në komunikacion, mungesa e strategjive për siguri në veçanti atë në komunikacion po ndikon që numri i aksidenteve të rritet çdo vit.

Për 7 mijë e 319 shoferë është ndaluar vozitja e automjeteve si pasojë e shkeljeve që kanë bërë në trafik, teksa në përgjithësi nga PK-ja janë shqiptuar 445 mijë e 776 tiketa trafiku.

Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor parashihen dënime astronomike financiare për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion, shkruan tutje “Zëri”.

Sipas Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi 50 km/h, e përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 e deri në 900 euro, po ashtu shqiptohet edhe masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku 1 viti, si dhe i shqiptohen 5 pikë negative.