“Mbi 64 mijë të punësuar në tri vitet e fundit në Kosovë”

06.07.2022

Murtezi deklaroi se në bazë të të dhënave statistikore, deri në maj të këtij viti janë regjistruar mbi 382 mijë të punësuar në vend. Sipas tij, krahasuar me vitin paraprak i bie që janë rreth 20 mijë të punësuar më tepër, teksa nëse krahasohen me vitin 2020 janë rreth 60 mijë të punësuar më shumë. […]

“Mbi 64 mijë të punësuar në tri vitet e fundit në Kosovë” Foto: Men at Work

Murtezi deklaroi se në bazë të të dhënave statistikore, deri në maj të këtij viti janë regjistruar mbi 382 mijë të punësuar në vend.

Sipas tij, krahasuar me vitin paraprak i bie që janë rreth 20 mijë të punësuar më tepër, teksa nëse krahasohen me vitin 2020 janë rreth 60 mijë të punësuar më shumë.

“Në këtë drejtim do të flasim me të dhëna zyrtare, ato jozyrtare nuk i dijmë mund të ketë mbylje e hapje të vendeve të puëns. Por, të dhënat tregojnë se periudhën e fundit në maj 2022 kemi të deklaruar mbi 382 mijë të punësuar në vend dhe ky është pra numri të cilin nëse e krahasojmë njëjtë.

P.sh nëse e krahasojmë majin e vitit 2021 atëherë rezulton rreth 20 mijë të punësuar më tepër, por nëse me majin e 2020-ës kemi mbi 60 të punësuar më tepër, në krahasim me 2019-ën janë 64 mijë më tepër”, shtoi ai në Tëvë1.