Mbi 265 mijë intervenca e shërbime nga mantilbardhët e QKMF-Suharekë gjatë vitit 2024

27.09.2025

Qendra e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka shënuar një vit jashtëzakonisht aktiv gjatë vitit 2024, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për qytetarët e komunës me një përkushtim të lartë profesional dhe human.

Sipas të dhënave zyrtare të cilat posedon SuharekaOnline, kjo qendër gjatë vitit që lam pas ka realizuar:

  • 103,984 shërbime në sektorin e mjekësisë familjare
  • 265,083 ndërhyrje dhe shërbime të përgjithshme mjekësore
  • 15,820 analiza dhe procedura në laborator
  • 4,857 shërbime në sektorin e stomatologjisë

Këto shifra reflektojnë një rritje të vazhdueshme të kërkesës për kujdes shëndetësor cilësor dhe efikas në nivel lokal.

Poashtu, nga të dhënat zyrtare, bëhet e ditur se QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë mbështetet nga një staf i përbërë prej:

41 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë

8 stomatologë

99 infermierë

2 bashkëpunëtorë profesionalë

1 farmacist

17 bashkëpunëtorë jomjekësorë, të angazhuar në administratë, mirëmbajtje dhe mbështetje logjistike

Angazhimi dhe bashkëpunimi i gjithë ekipit kanë kontribuar në ofrimin e një shërbimi të pandërprerë dhe cilësor për qytetarët e Suharekës gjatë gjithë vitit.