Mbi 2 milionë qytetarë kanë udhëtuar përmes Aeroportit “Adem Jashari” brenda tetë muajve të këtij viti

12.09.2023

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar të martën se në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur numri i qytetarëve, që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas njoftimit, vetëm gjatë muajit gusht kanë udhëtuar 411 mijë e 162 udhëtarë, apo 11 për qind më shumë se në […]

Mbi 2 milionë qytetarë kanë udhëtuar përmes Aeroportit “Adem Jashari” brenda tetë muajve të këtij viti Foto: Ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar të martën se në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur numri i qytetarëve, që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë muajit gusht kanë udhëtuar 411 mijë e 162 udhëtarë, apo 11 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4 për qind apo 1 mijë e 389 nisje të fluturimeve”, thuhet në komunikatën për media.

Që nga muaji janar e deri në muajin gusht, bëhet e ditur se janë shërbyer 2 milionë e 334 mijë e 648 udhëtarë apo 13 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.