Mbi 1,900 gjoba dhe 23 arrestime brenda 24h
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku rezulton se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Sipas të dhënave, janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 28 me dëme materiale.
Foto: Ilustrim
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar gjithsej 1,928 tiketa trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 23 persona, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.
Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor, ndërkohë që dy persona janë në vuajtje të dënimit.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të shmangur aksidentet.
