Mbi 1,800 ankesa nga qytetarët për Policinë, 78 punjonës policor të suspenduar e 31 të arrestuar
Në këtë raportim ai ka thënë se gjatë këtij vitit janë arrestuar 31 zyrtarë policorë si dhe janë ngritur 62 kallëzime penale. Po ashtu, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së ka thënë se këtë vit kanë pranuar 1 mijë e 862 ankesa. Ai tha se ankesat nga qytetarët për policinë është 30 për qind (%) më shumë […]
Në këtë raportim ai ka thënë se gjatë këtij vitit janë arrestuar 31 zyrtarë policorë si dhe janë ngritur 62 kallëzime penale.
Po ashtu, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së ka thënë se këtë vit kanë pranuar 1 mijë e 862 ankesa.
Ai tha se ankesat nga qytetarët për policinë është 30 për qind (%) më shumë se vitin e kaluar.
“1862 ankesa i kemi pranuar deri më tani prej qytetarëve, është 30 për qind më shumë se vitin e kaluar. Janë ngritur 62 kallëzime penale. 78 punonjës policor janë suspenduar, ndërsa 31 zyrtarë policorë janë arrestuar”, ka thënë ai.
Siç njofton KP, thuhet se për keqpërdorim të detyrës zyrtare është numri më i madh i ankesave, po ashtu për fajde, shkaktim i lëndimeve trupore dhe dhunë në familje.
Sa i përket aksionit në Karaçevë një vit më parë, Hodaj tha se ishin arrestuar 15 zyrtarë policor.
“Tani jemi në një situatë ku Prokuroria ka ngritur 71 aktakuza. Për epilogun më tutje do të jetë një proces gjyqësor. Por është lajm i mirë që kemi aktakuzë”, u shpreh ai.