3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 188 në tërë Kosovën
Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 188 raste aktive me coronavirus. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 3 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 31 qytetarë. Ndryshe, numri […]
Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 188 raste aktive me coronavirus.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 3 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 31 qytetarë.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.561 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.