Mbi 11 mijë të vdekur gjatë 2020’s, numër ky më i madh se në vitet e kaluara

01.03.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna zyrtare të veçanta dhe gjithëpërfshirëse, të cilat janë mbledhur për seri të ndryshme kohore e që kanë të bëjnë me Kosovën. Në këto statistika ndër të tjera janë të përfshira edhe statistikat vitale në të cilat hynë numri i lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për 5 […]

Mbi 11 mijë të vdekur gjatë 2020’s, numër ky më i madh se në vitet e kaluara Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna zyrtare të veçanta dhe gjithëpërfshirëse, të cilat janë mbledhur për seri të ndryshme kohore e që kanë të bëjnë me Kosovën.

Në këto statistika ndër të tjera janë të përfshira edhe statistikat vitale në të cilat hynë numri i lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për 5 vitet e fundit (2015-2020).

Nga këto statistika është bërë e ditur se numri i vdekjeve nga viti 2015 deri në vitin 2020 ka qenë i ndryshueshëm, me ç’rast edhe ka shënuar rritje, raporton SuharekaOnline.

Nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë vitit 2020, në Kosovë kanë vdekur gjithsej 11.108 persona, prej tyre 6.160 meshkuj dhe 4.948 femra, shifër kjo në të cilën nuk janë përfshirë 143 foshnje.

Gjatë vitit 2020, si e gjithë bota edhe kosovarët janë ballafaquar me virusin COVID-19, i cili poashtu ka qenë njëri nga shumë shkaktarët e vdekjeve në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se që nga muaji mars i 2020’s, deri në fund të muajit dhjetor të po të njejtit vit, në Kosovë e kanë humbur betejën nga ky virus 1.336 persona të moshave të ndryshme.

Në tabelën e mëposhtme është paraqitur numri i personave të vdekur nga viti 2015 deri në vitin 2020.

VitiNr. i meshkujve të vdekur Nr. i femrave të vdekuraNr. i foshnjeve të vdekuraTOTAL
20154.9903.8492149.053
20165.2323.9941979.423
20174.7314.0072148.952
20184.8504.0151909.056
20195.1444.4081719.723
20206.1604.94814311.251
Të dhëna nga ASK