MASHTI zgjeron mbështetjën financiare për studentet vajza në fushat STEM edhe për vitin e dytë dhe tretë

20.10.2021

Me këtë rast, është zgjatur edhe afati për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00. Kjo thirrje për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, tani përfshinë të gjitha vajzat /gratë nga viti i parë deri në të tretin sipas aneks-listës së […]

MASHTI zgjeron mbështetjën financiare për studentet vajza në fushat STEM edhe për vitin e dytë dhe tretë Foto: Ilustrim

Me këtë rast, është zgjatur edhe afati për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00.

Kjo thirrje për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, tani përfshinë të gjitha vajzat /gratë nga viti i parë deri në të tretin sipas aneks-listës së programeve të publikuara në këtë vendim.

Po ashtu, duke u mbështetur në kërkesën e parashtruar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës për përfshirjen e programit Komunikacion dhe Transport u vendos për përfshirjen e këtij programi në aneks listën e programeve të përshtatshme për aplikim.

Luten aplikueset që dokumentet ti dërgojnë në PDF.

Lista e fitueseve do të publikohet pas përmbylljes së procesit të përzgjedhjes.

Më poshtë gjeni vendimin:

vendim-nr-317-01b-per-mundesin-e-aplikimit-mbeshtetje-financiare-per-st