MASHTI del me njoftim pas përfundimit të testit të maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar provimi i maturës.
Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se ka përfunduar Provimi i Maturës 2024, të cilit iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë.
Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 151 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1500 klasa.
KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.
Sipas raporteve të administratorëve, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.
Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi.
Rezultatet e Provimit të Maturës do të publikohen më 01.07.2024.