Masat e reja anti-COVID, Kosova i rikthehet orës policore

31.08.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi ora policore, kjo si masë kundër COVID-19 e marrë nga Qeveria e Kosovës. Në pajtim me masat kundër COVID-19, nga mbrëmja e djeshme është rikthyer oa policore në vend prej orës 22:00 deri në 05:00. Ora policore do të jetë në fuqi nga data 30 gusht deri […]

Masat e reja anti-COVID, Kosova i rikthehet orës policore Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi ora policore, kjo si masë kundër COVID-19 e marrë nga Qeveria e Kosovës.

Në pajtim me masat kundër COVID-19, nga mbrëmja e djeshme është rikthyer oa policore në vend prej orës 22:00 deri në 05:00.

Ora policore do të jetë në fuqi nga data 30 gusht deri më 13 shtator.

Përmes disa fotove që i ka publikuar Policia e Kosovës, nga ora 22:00 nuk vërehet ndonjë lëvizje të qytetarëve apo të automjeteve.

Sipas masave qeveritare antiCOVID-19, nga masa e ndalim-qarkullimit përjashtohen rastet e natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi); qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike; personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës, personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.