Masat e reja, rikthehen maskat në institucionet publike

12.08.2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur para pak minutash ka miratuar masat e reja kundër COVID-19. Kjo pasi që ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1,009 raste të reja me këtë virus. Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i […]

Masat e reja, rikthehen maskat në institucionet publike Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur para pak minutash ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Kjo pasi që ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1,009 raste të reja me këtë virus.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dalur me një konferencë për media, ku ka ritheksuar masat e marra ndaj COVID-19.

Ministri Vitia ka thënë se masat e reja parashohin që të mos lejohet askush që punon apo frekuenton institutcionet publike, të jetë pa maskë, kështu duke kthyer obligimin e mbajtjes së maskës brenda institucioneve publike.

“Ndalohet hyrja e personave pa maska dhe obligohet vendosja e tyre, duke mbuluar hundën dhe gojën, në të gjitha rastet. Vetëm jashtë kur jemi vetëm apo në veturë”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë.