Masat e reja, hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, mbetet ora policore

Masat e reja, hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, mbetet ora policore
Herolind Bytyçi

18.04.2021 / Lajme

Qeveria e Kosovës sot në orën 19:00, do ta mbajnë mbledhjen e radhës ku pritet të merren masat e reja anti-COVID.

Në kuadër të masave pritet të hapet gastronomia, lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare kurse ora policore pritet të jetë nga ora 22:30.

Lokalet e gastronomisë pritet të lejohen që të punojnë deri në ora 22:00.

Kështu bëri të ditur për Klan Kosova kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi.

“Po, sapo u dakorduam që lokalet e gasronomisë të lejohen të punojnë deri në orën 22:00. Do të ketë dezinfektues në secilën tavolinë dhe secili duhet t’i ketë masat me vete. Në 100 metër katror lejohen të qëndrojnë 40 vetë. Distanca mes tavolinave do të jetë një metër. Pra, këto janë rregullat brenda lokaleve. Ora policore do të jetë nga ora 22:30, në mënyrë që konsumatorët të kenë kohë të shkojnë në shtëpi”.

Ora policore do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova.

RAPORTO