Maqedoni, nesër shqyrthet Ligji për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe

10.12.2024

Nesër në orën 09:30, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të mbajë një seancë për të shqyrtuar Ligjin për gjuhët, i cili avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Ky ligj, i miratuar në vitin 2018, ka qenë objekt debati dhe polemikash për pesë vite, ndërsa në sirtarët e Gjykatës qëndrojnë 13 iniciativa për kundërshtimin e tij, të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.

Ligji, që buron nga Marrëveshja e Ohrit, siguron një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, duke njohur shqipen si gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes. Megjithatë, kundërshtimet e shumta kanë mbajtur të pezulluar zbatimin e plotë të tij, duke shkaktuar tensione politike dhe juridike në vend.