Rai Calabria, një hap historik, nis programi i parë i dedikuar për arbëreshët në gjuhën shqipe

16.09.2025

Kalabria shënon një moment historik, duke u bërë rajoni i parë italian me status të zakonshëm që lëshon programe radiotelevizive plotësisht në gjuhën shqipe(arbëreshe).

Rai Calabria, një hap historik, nis programi i parë i dedikuar për arbëreshët në gjuhën shqipe Foto: Ilustrim

Ky program i ri, i nisur nga Rai në bashkëpunim me Departamentin e Informacionit dhe Botimeve të Presidencës së Këshillit të Ministrave, synon të promovojë dhe ruajë trashëgiminë e pasur kulturore të komunitetit arbëresh, raporton urgjent.com.

Nisma vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit dhe lidhet drejtpërdrejt me Ligjin 482 të vitit 1999, i cili mbron pakicat historike gjuhësore në Itali. Siç theksoi drejtori i Rai Calabria, Massimo Fedele, ky programim “është një angazhim i vazhdueshëm” dhe “e kryen rolin e Rai-t si një televizion i shërbimit publik në maksimum.”

Programi do të jetë një urë lidhëse jo vetëm për vetë arbëreshët, por për mbarë shoqërinë italiane dhe komunitetin shqiptar. Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, e cilësoi këtë nismë si një hap shumë të rëndësishëm që forcon ndjenjën e përkatësisë dhe përcjell kujtimin e paraardhësve tek brezat e rinj. Ajo vlerësoi programin si një dritare që mbron dhe vlerëson “një trashëgimi unike gjuhësore dhe identitare, të ruajtur për shekuj në afërsisht pesëdhjetë komuna.”

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More