Lirohen nga paraqitja për riaplikim përfituesit e skemave sociale dhe pensionale

30.08.2021

Lirohen të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregultt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke […]

Lirohen nga paraqitja për riaplikim përfituesit e skemave sociale dhe pensionale Foto: Ilustrim

Lirohen të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregultt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim.

Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

Ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.