Kosova nënshkruan marrëveshje 81 milionë euro me KfW për tranzicionin energjetik

18.03.2026

Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 81 milionë euro për të avancuar reformën dhe përshpejtuar tranzicionin energjetik në Kosovë.

Paketa përfshin një kredi prej 80 milionë euro dhe një grant 1 milion euro, të cilat do të mbështesin modernizimin e sektorit të energjisë sipas standardeve evropiane.

Ministri Hekuran Murati theksoi se kjo iniciativë do të rrisë fleksibilitetin e tregut të energjisë dhe do të nxisë investimet në burime të ripërtëritshme, ndërsa KfW-ja e konsideron këtë program si bazë për modernizim dhe integrim më të thellë energjetik.