Agjencia për Informim dhe Privatësi vendos në favor të “Suhareka Online” në lidhje me qasjen në dokumente publike
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka vendosur në favor të mediumit “Suhareka Online” në lidhje me ankesën e tyre ndaj Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) për kufizimin e qasjes në dokumente publike.
Ankesa, e regjistruar me numër protokolli 62, u paraqit nga “Suhareka Online” më 14 janar 2025, pas kufizimit të qasjes në dokumente, sipas kërkesës së parashtruar më 16 dhjetor 2024.
Në vendimin e saj, AIP ka urdhëruar MFPT-në t’i japë qasje të plotë “Suhareka Online” në dokumentet e kërkuara. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
AIP, në arsyetimin e saj, thekson se pas shqyrtimit të ankesës dhe shkëmbimit të informacioneve me të dyja palët, ka konstatuar se MFPT-ja fillimisht ka kufizuar qasjen në dokumente në mënyrë të paarsyeshme. Pas ndërhyrjes së AIP-së, MFPT-ja i ka ofruar “Suhareka Online” qasjen e kërkuar.
“Suhareka Online” e ka pranuar qasjen e kërkuar nga MFPT-ja, duke i mundësuar AIP-së mbylljen e shqyrtimit të kësaj ankese si të jetësuar.