Ministrja Haxhiu: Nevojitet mbikëqyrje për Gjykatën Speciale dhe përparim në reformën e drejtësisë

02.01.2025

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e papranueshme që Gjykata Speciale nuk i jep llogari asnjë institucioni në Kosovë.

Ministrja Haxhiu: Nevojitet mbikëqyrje për Gjykatën Speciale dhe përparim në reformën e drejtësisë Foto: Ilustrim

Në një intervistë për KosovaPress ajo theksoi nevojën për krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për këtë gjykatë, duke veçuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve dhe rregullimin e punës së saj.

Ajo tha se, megjithëse janë zhvilluar diskutime për një organizëm të tillë, nuk është arritur ende pajtueshmëri për natyrën e tij apo mënyrën e krijimit.

“Është e paprecedent mënyra se si kjo gjykatë është themeluar dhe se si nuk i jep llogari askujt. Duhet të kemi një mekanizëm, qoftë vendor apo ndërkombëtar, për mbikëqyrjen e saj,” u shpreh Haxhiu.

Rezistenca ndaj reformave në drejtësi

Ministrja Haxhiu theksoi se reformat në drejtësi kanë hasur në pengesa të shumta, veçanërisht nga opozita. Ajo kritikoi qëndrimin e opozitës për të bllokuar dhe vonuar ndryshimet ligjore, përfshirë këtu edhe proceset që lidhen me vettingun dhe reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Ka qenë e qartë se opozita ka pasur për qëllim të bllokojë reformat dhe të pengojë jetësimin e tyre,” tha Haxhiu.

Ajo gjithashtu akuzoi Gjykatën Kushtetuese për vonesa të qëllimshme në vlerësimin e ligjeve të propozuara nga Qeveria, duke përmendur se kjo ka ndikuar negativisht në avancimin e reformave.

Konkursi për kryeprokurorin e shtetit

Ministrja bëri thirrje për shpalljen e një konkursi të ri për pozitën e kryeprokurorit të shtetit, e cila ka mbetur vakante për më shumë se dy vite. Sipas saj, Kosova ka nevojë për një kryeprokuror me integritet të lartë dhe të pavarur nga ndikimet politike apo grupet e interesit.

“Shpallja e këtij konkursi është e domosdoshme për të ndihmuar në pavarësimin e sistemit të drejtësisë,” theksoi ajo.

Mandati i ardhshëm qeverisës

Duke komentuar për zgjedhjet e ardhshme, Haxhiu shprehu bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë një mandat të ri qeverisës. Ajo tha se mbështetja qytetare dhe reformat e nisura do të sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nga kjo parti.

“Reformat që kemi nisur dhe që janë penguar nga opozita do të përmbyllen në mandatin e ardhshëm,” u shpreh ajo.

Përparimi në procesin e vettingut

Haxhiu foli edhe për progresin në procesin e vettingut, duke përmendur se me miratimin e koncept-dokumentit dhe bashkëpunimin me Komisionin e Venecias, qeveria ka siguruar mbështetjen e nevojshme për këtë reformë.

Megjithatë, opozita e ka dërguar disa herë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, çka ka sjellë vonesa në zbatimin e tij.

“Edhe pse ka vonesa, kjo nuk do të na ndalojë që Kosova të bëhet shtet i së drejtës,” përfundoi ministrja Haxhiu.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More