Lehonat nga sot përfitojnë 325.9 euro në muaj – Dyfishohet mbështetja financiare

25.06.2025

Sot është realizuar pagesa me rritje e shtesave mujore për lehonat, ka njoftuar Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Lehonat nga sot përfitojnë 325.9 euro në muaj – Dyfishohet mbështetja financiare Foto: Close-up of woman typing pin code while withdrawing money from ATM.

Sipas njoftimit, lehonat të cilat deri muajin e kaluar përfitonin 170 euro në muaj, nga sot do të marrin 325.9 euro, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për këtë kategori.

“Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona. 325.9 euro/muaj, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar. Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara,” ka shkruar Murati në postimin e tij.

Kjo rritje e shtesave për lehonat vjen si pjesë e politikave të reja të qeverisë për të përmirësuar mirëqenien sociale dhe për të mbështetur më fuqishëm familjet e reja në Kosovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More