“Le të zhurmojmë sot” – thirrja e Gramoz Berishës në Ditën Kombëtare të Personave te Zhdukur
27.04.2026
Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, Gramos Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe mungesën për personat që ende nuk janë gjetur.
Në mesazhin e tij, ai thekson se kjo ditë duhet të shënohet me më shumë zë dhe reagim nga e gjithë shoqëria, duke shtuar se me kalimin e viteve kujtimet dhe përkujtimet zbehen, ndërsa dhimbja për të zhdukurit vetëm sa rritet.
Berisha apelon për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe përkushtim më të madh institucional e shoqëror për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, një nga plagët më të ndjeshme që vazhdon të mbetet e hapur në Kosovë.
