Lansohet programi për reforma në ekonomi 2024-2026

23.09.2023

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional të Programit për Reforma Ekonomike, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka udhëhequr takimin lansues për ciklin e ri të procesit për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) për periudhën 2024-2026. Krahas përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen e tyre në procedurat e koordinimit […]

Lansohet programi për reforma në ekonomi 2024-2026 Foto: Hekuran Murati / Ministria e Financave - Republika e Kosovës / Facebook

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional të Programit për Reforma Ekonomike, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka udhëhequr takimin lansues për ciklin e ri të procesit për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) për periudhën 2024-2026.

Krahas përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen e tyre në procedurat e koordinimit të politikave ekonomike me Bashkimin Evropian, ky dokument paraqet një instrument planifikimi të reformave përmes të cilave Qeveria planifikon të shtyjë zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë periudhës 2024-2026.

Ky program, njëherazi përfaqëson edhe nivelin më të lartë të angazhimit mes BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë respektivisht; në pjesëmarrjen e këtyre të fundit në procedurat e koordinimit të politikave Ekonomike me Bashkimin Evropian.

Programi është i përbërë nga 3 fusha dhe 12 nën-fusha të përcaktuara nga Komisioni Evropian, e që janë: Konkurrueshmëria, Qëndrueshmëria dhe Kapitali Njerëzor.