Lajçaku sot qëndron në Beograd

15.03.2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndroj sot në Serbi.

Lajçaku sot qëndron në Beograd Foto: Ilustrim

Në Beograd, ai pritet të takojë drejtuesit kryesor të Serbisë, përfshirë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Temë e takimeve pritet të jetë dialogu dhe vazhdimi si dhe çështjet tjera rajonale.

Zyra e Presidentit të Serbisë, ka njoftuar se Vuçiqi do takohet me Lajçakun. Takimi sipas njoftimit dot të mbahet në ora 18.00 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidencës.

Takimi vjen në kohën kur qeveria e Kosovës ka bërë një hap përpara në përmbushjen e kriterit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth tokës së manastirit në Deçan.