Kurtishaj: Të hënën vendosemi para Qeverisë, pezullimi i linjave vazhdon

19.03.2021

Numër i madh i autobusëve të transportit ndër-urban të udhëtarëve do të vendosen para Qeverisë së Kosovës të hënën. Ky veprim i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve vije pasi mëngjesin e së premtes parakaluan mbi 200 autobusë nëpër rrugët e kryeqytetit si shenjë proteste për mossubvencionim nga Qeveria. Kryetar i Shoqatës së transportit rrugor […]

Kurtishaj: Të hënën vendosemi para Qeverisë, pezullimi i linjave vazhdon Foto: Ilustrim

Numër i madh i autobusëve të transportit ndër-urban të udhëtarëve do të vendosen para Qeverisë së Kosovës të hënën.

Ky veprim i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve vije pasi mëngjesin e së premtes parakaluan mbi 200 autobusë nëpër rrugët e kryeqytetit si shenjë proteste për mossubvencionim nga Qeveria.

Kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se pandemia u ka shkaktuar humbje të mëdha dhe se institucionet edhe përkundër premtimeve nuk u kanë dal në ndihmë.

Ai thotë se vendosja e autobusëve ditën e hënë para Qeverisë është alarmi i fundit për institucionet.

“… ky duhet të jetë alarmi i fundit për Qeverinë që të mblidhet për realizimin e kërkesës, për t’i dalë në ndihmë operatorët të këtij sektori që padrejtësisht krijuan humbje të mëdha për shkak qeverisë dhe me vendimin e dytë që ju ndalojë shfrytëzimin e kapaciteti mbi 50% dhe masat e tjera kufizuese dhe të gjitha këto vendime kanë qenë pengesë për ne, por ne i kemi dhënë hapësirë gjithmonë dialogut, por si duket Qeveria e ka pasur vetëm një lloj premtimi të rrejshëm dhe unë bëjë thirrje kryeministrit mos t’i ndryshojë” ka thënë Kurtishaj.

Kurtishaj ka sqaruar se ata po kërkojnë që të kompensohen me rreth 6.5 milionë euro, ku do të përfshihen 450 biznese.

“Kërkesa jonë ka pas të bëjë me kërkesën për kilometër dhe ne kemi kërkuar që të mbulojë vetëm pjesën e shpenzimeve që i bie 50 cent për kilometër në transportin ndër-urban. Shënimet  e sakta i ka ministria e dhe flitet për rreth 6.5 milionë euro për 450 biznese” ka shtuar ai./eo/

Në anën tjetër, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është takuar me  me përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në Komunën e Suharekës, të cilët tashmë janë në grevë, raporton SuharekaOnline.

Sa i përketë marrëveshjes mes Shoqatës së Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës, Muharremaj ka thënë se qeveria duhet ta mendojë një zgjidhje dhe të vazhdojë mbajtja e linjave të rregulëta, pasi që qytetarët po presin që të udhëtojnë.

A e dini çka është KODI 95?
Voto