Kur pritet të përfundojë numërimi i votave, flasin nga KQZ’ja

  • 19.10.2021
Kur pritet të përfundojë numërimi i votave, flasin nga KQZ’ja

Menjëherë pas përfundimit të orarit të votimit, në ora 19:00 në mbrëmje janë mbyllur qendrat e votimit, ku edhe kishte filluar numërimi i votave për kryetar komune si dhe për kuvende komunale.

Ndërsa, gjatë kësaj jave pritet të përfundojë procesi i numrimit të të gjitha votave nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


Gjithashtu, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka theksuar se procesi i numërimit të votave me kushte, si dhe atyre të ardhura me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta do të fillojë pas përfundimit të procesit të verifikimit të pakove.

Po ashtu, Elezi ka bërë të ditur se KQZ-ja ka bërë pranimin e rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime dhe se ato janë duke u verifikuar.

“Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”, ka thënë Elezi para medieve.

Ai u shpreh se shpallja e rezultateve për raundin e parë bëhet pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave në KQZ.

“Deri te shpallja vijmë pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kështu pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja mund të shpallë fillimisht e pastaj të certifikoj zgjedhjet”, tha Elezi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë