Kur pritet të fillojnë punën kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë dhe cilat janë procedurat

25.10.2021

Sipas rezultateve të deritashme në disa komuna zgjedhjet kanë përfunduar me raund të parë, ku edhe në Komunën e Suharekës zgjedhjet lokale përfunduan me raund të parë pasiqë kandidati nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj ka arritur të siguroj 13 mijë e 837 vota dhe 317 vota nga diaspora. Ndërsa, nëse nuk ka ankesa nga […]

Kur pritet të fillojnë punën kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë dhe cilat janë procedurat Foto: Ilustrim

Sipas rezultateve të deritashme në disa komuna zgjedhjet kanë përfunduar me raund të parë, ku edhe në Komunën e Suharekës zgjedhjet lokale përfunduan me raund të parë pasiqë kandidati nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj ka arritur të siguroj 13 mijë e 837 vota dhe 317 vota nga diaspora.

Ndërsa, nëse nuk ka ankesa nga subjektet politik apo nga ndonjë kandidat për kryetar të komunave, rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të certifikohen brenda kësaj jave.

Por, kryetarët që kanë fituar me raund të parë, kur mund të nisin punën dhe cilat janë procedurat.

Neni 42 i ligjit për vetqeverisje lokale i qartëson procedurat dhe afatet kur një kryetar i zgjedhur qysh në raund të parë mund të nis punën.

Në nenin 42.2 të këtij ligji të lartcekur thuhet se: “Mbledhja inaguruese e Kuvendit të Komunës thirret nga kryetari (aty ku është zgjedhur) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve”.

Por kësisoj mbetet në diskrecionin e kryetarëve, të cilët janë zgjedhur me raund të parë se kur mund të thërrasin mbledhjen inauguruese, kjo pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Megjithatë, një kryetar komune i zgjedhur me raund të parë, mbledhjen e Kuvendit të komunës mund të thërras qysh në ditën e nesërme, pas certifikimit të rezultateve, kështu pa e pritur afatin ligjor që kjo procedurë të kryhet brenda 15 ditësh bazuar në ligj.

Suhareka, Mitrovica, Skenderaj, Peja, Lipjani, Ferizaj, Deçani janë vetëm disa nga ku kandidatët e subjekteve të ndryshme politke kanë fituar qysh në raundin e parë me 17 tetor.