Kryetari i SBAShK-ut: Do ta respektojmë vendimin për (mos)fillimin e vitit të ri shkollor

10.09.2021

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë rekomanduar nga ekspertët shëndetësor që të vazhdohet me masat e njëjta anti-COVID. Si rrjedhojë e kësaj vendimi për mos fillimin eventual të procesit mësimor më 13 shtator pritet të merret nga Qeveria e Kosovës, ka njoftuar Nagavci. Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit, Shkencës, […]

Kryetari i SBAShK-ut: Do ta respektojmë vendimin për (mos)fillimin e vitit të ri shkollor Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë rekomanduar nga ekspertët shëndetësor që të vazhdohet me masat e njëjta anti-COVID.

Si rrjedhojë e kësaj vendimi për mos fillimin eventual të procesit mësimor më 13 shtator pritet të merret nga Qeveria e Kosovës, ka njoftuar Nagavci.

Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor, por fillimi apo shtyrja e vitit të ri shkollor varet nga vendimi i Qeverisë.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë thënë se do të respektojnë çfarëdo vendimi që do të marrin institucionet e vendit.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se sipas deklarimit të bërë nga ministrja Nagavci, lë të kuptohet se ka gjasa që viti i ri i shkollor të shtyhet.

Po ashtu, ai ka shtuar se sot Qeveria do të duhej që të mbaj një mbledhje dhe të tregoj se a do të ketë shtyrje apo do të fillojë viti i ri shkollor.

Ndër tjerash, Jasharaj ka shprehur shqetësimin se nëse procesi mësimor fillon më 13 shtator ende nuk është bërë zgjidhje për shtatzënat.

Kryetari i SBAShK-ut ka thënë se punëtoret në arsim që janë shtatzëna duhet të lirohen dhe se t’u krijohet mundësia që të punojnë nga shtëpia.