Kryetarët e komunave sot diskutojnë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet

14.01.2021

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizon sot një takim të kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, me kryetarët e komunave për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve nga reshjet e fundit në komunat e Kosovës,  dëmet e shkaktuara, vlerësimi i dëmeve dhe kompensimi i tyre. Nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të […]

Kryetarët e komunave sot diskutojnë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet Foto: Ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizon sot një takim të kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, me kryetarët e komunave për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve nga reshjet e fundit në komunat e Kosovës,  dëmet e shkaktuara, vlerësimi i dëmeve dhe kompensimi i tyre.

Nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të mëdha.

Vërshimet dëme kanë shkaktuar në Suharekë, Fushë Kosovë, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Kamenicë, Vushtrri etj.

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa fshatra të Suharekës konsiderohen të mëdha.

Kështu ka bërë të ditur ditë më parë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se janë shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi familjare, infrastrukturë dhe në biznese.