Krasniqi: Kemi rritje të rasteve pozitive me COVID-19, po përgatisin edhe klinika tjera për ta përballuar fluksin e pacientëve

16.03.2021

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se që nga 01 marsi i këtij viti ka pasur rritje të raste të të infektuarve me COVID-19, duke shtuar kështu edhe numrin pacientëve në spitale. Ai ka thënë se sot në nivel të vendit janë mbi 740 pacientë që janë duke marrë shërbime e që janë të […]

Krasniqi: Kemi rritje të rasteve pozitive me COVID-19, po përgatisin edhe klinika tjera për ta përballuar fluksin e pacientëve Foto: Ilustrim

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se që nga 01 marsi i këtij viti ka pasur rritje të raste të të infektuarve me COVID-19, duke shtuar kështu edhe numrin pacientëve në spitale.

Ai ka thënë se sot në nivel të vendit janë mbi 740 pacientë që janë duke marrë shërbime e që janë të infektuar me COVID-19.

Krasniqi ka thënë se për 15 ditët e fundit janë shtuar 200 pacientë më shumë në klinikat e vendit, duke e quajtur këtë ngarkesë për sistemin shëndetësor.

“Jemi duke përgatitur edhe klinikat e Internos që të përballojmë fluksin e pacientëve. Klinikat janë pothuajse të përmbushura edhe në Klinikën Infektive, Pomologjinë edhe atë sportive. Në të njëjtën kohë edhe spitalet e përgjithshme janë jashtëzakonisht të ngarkuara”, ka thënë ai në KTV.

Krasniqi ka thënë se për ndërtimin e spitalit COVID Ministria e Shëndetësisë kishte filluar procedurat për shndërrimin e një spitali që po ndërtohet porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai tutje ka shtuar se është bërë më shumë se një vit që Kosova ka regjistruar rastet e para me COVID-19, duke shtuar se tashmë është bërë e qartë sesa herë që nuk respektohen masat atëherë rriten rastet me COVID-19.

Krasniqi ka thënë se kohëve të fundit ka një relaksim të madh të të gjithëve, duke shtuar se edhe pacientët që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 nuk po izolohen.