KQZ vendos: Komisionerët e papërgjegjshëm në zgjedhjet e 17 tetorit nuk do të angazhohen në balotazh

05.11.2021

Për këtë është diskutuar edhe paraprakisht në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në KQZ, Arianit Elshani ka kërkuar që komisionerët dhe kryesuesit të cilët ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë të vëmendshëm apo pjesë e skemave të organizuara, mos të jenë të angazhuar në raundin e dytë. “Ne edhe […]

KQZ vendos: Komisionerët e papërgjegjshëm në zgjedhjet e 17 tetorit nuk do të angazhohen në balotazh Foto: Ilustrim

Për këtë është diskutuar edhe paraprakisht në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në KQZ, Arianit Elshani ka kërkuar që komisionerët dhe kryesuesit të cilët ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë të vëmendshëm apo pjesë e skemave të organizuara, mos të jenë të angazhuar në raundin e dytë.

“Ne edhe me parë si KQZ kemi kërkuar që ato këshilla të vendvotimeve pra komisionerët dhe kryesuesit të cilët kanë qenë të pavëmendshëm në ditën e zgjedhjeve, apo kanë qenë pjesë e skemave të organizuar, qofshin ato të subjekteve politike, këshilltarë komunal të mos jenë të angazhuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për shkak që e dëmtojnë vet KQZ-në. E dëmtojnë dhe manipulojnë votën e qytetarit, por edhe nxjerrin kryetar apo këshilltare komunal jo legjitim”, ka thënë Elshani.

Me këtë është pajtuar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Sami Kurteshi, i cili tha se kjo kërkesë është bërë me parë nga vet KQZ-ja.

“Ata komisionerë që e kanë përcjellë një vendvotim të tillë me mangësi të tilla mos me qenë më komisioner. Ne e kemi bërë këtë ftesë si KQZ qysh në fillim, megjithatë ata nuk e kanë marrë seriozisht sepse janë duke menduar që hajt ka me shku qysh ka shkuar përpara. I bëjmë na këtu luajmë me vota, se unë e kam kushëririn aty, ai ma jep mu edhe veç kështu shkon. Kështu ka edhe në QNR[…]ka njerëz që nuk din me shkru në QNR, ka njerëz komisioner të partive politike që as nuk e nënshkruajnë as nuk e dinë çka nënshkruajnë”, tha Kurteshi.

Pas këtij diskutimi, KQZ ka marrë vendim për largimin e të gjithë komisionerëve ku pas hetimeve dhe rinumërimit në QNR është konstatuar dallimi në më shumë se 1 votë tek subjektet politike dhe në më shumë se 3 vota tek kandidatët për këshilltarë komunal. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në facebook, Arianit Elshani.