KQZ publikon raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024

20.03.2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë të shpenzimeve të tyre të ndryshme. Këto raporte përfshijnë detaje mbi shpenzimet për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, marketing, qira dhe shpenzime të tjera të kryera nga partitë politike.

KQZ publikon raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 Foto: Ilustrim

Në një komunikatë zyrtare, KQZ ka sqaruar se këto raporte janë ende të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit. Publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 janë publikuar në ueb faqen zyrtare të KQZ-së. Për të shkarkuar raportet për secilën parti veç e veç, mund të vizitoni linkun e mëposhtëm: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara

Vetëvendosje

Partia Demokratike e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More