KQZ përgëzohet për organizimin e zgjedhjeve lokale

16.11.2021

Ambasadori Davenport po ashtu ka përgëzuar kandidatët dhe partitë që pranuan menjëherë rezultatet. “Përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionet Komunale Zgjedhore për organizimin të suksesshëm të edhe një raundi të votimit. Këto zgjedhje komunale janë të parat që mbahen pa mbështetje të drejtpërdrejtë të OSBE në terren – arritje kjo e madhe për Komisionin […]

KQZ përgëzohet për organizimin e zgjedhjeve lokale Foto: Ilustrim

Ambasadori Davenport po ashtu ka përgëzuar kandidatët dhe partitë që pranuan menjëherë rezultatet.

“Përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionet Komunale Zgjedhore për organizimin të suksesshëm të edhe një raundi të votimit.

Këto zgjedhje komunale janë të parat që mbahen pa mbështetje të drejtpërdrejtë të OSBE në terren – arritje kjo e madhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe merite edhe e OSBE në ndërtim të institucioneve.

Gjithashtu përgëzojmë kandidatët dhe partitë që pranuan rezultatet menjëherë. Mezi presim të mbështesim kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale në punën e tyre në shërbim të komunave”, tha ai.