KOSTT për reduktimet: Plani ka qenë tetë me dy, por nëse ky plan s’mjafton reduktimet rriten

Kryeshefi i ndërmarrjes publike KOSTT, Kadri Kadriu, ka dhënë detaje në lidhje me realizimin e reduktimeve energjetike që nisën që nga dita e djeshme.

23.12.2021 / Lajme

KOSTT për reduktimet: Plani ka qenë tetë me dy, por nëse ky plan s’mjafton reduktimet rriten
Foto: Ilustrim

Ai tha se KOSTT i ka dërguar KEDS-it një program i cili, sipas tij, ka filluar dje rreth orës 10 duke thënë se meqë ishte dita e parë, mënyra e realizimit nuk ka qenë e thjeshtë.

“Në lidhje me realizimin e shkyçjeve, ne kemi dërguar tek KEDS-i një program i cili ka filluar dje diku rreth orës 10 dhe meqë ka qenë dita e parë, mënyra e realizimit nuk ka qenë e thjeshtë sepse ai program ka qenë i shpërndarë në krejt Kosovën dhe në orën 11 ka filluar reduktimi”, është shprehur Kadriu, njofton Klankosova.tv.


Kadriu tha se plani ka qenë tetë me dy (tetë orë me rrymë, dy pa rrymë), ku tha se kanë reduktuar 150 MË, por shtoi se nëse ky plan (tetë me dy) nuk do të mjaftojë, reduktimet do të rritën.

“Plani ka qenë tetë me dy, që do të thotë se ne kemi reduktuar 150 MË, pra në qoftë se nevoja për reduktime rritet, ky plan tetë me dy nuk do të mjaftojë, por ne shpresojmë që nuk do të shkojmë deri në atë masë dhe natyrisht se mund të jetë edhe më i shkurtër programi”, është shprehur Kadriu, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, sa i përket mungesës së energjisë elektrike në disa pjesë të vendit me më shumë se dy orë, Kadriu tha se realizimin e programit e bën KEDS-i, por edhe mungesa, tha ai, se mund të jetë e lidhur me prishje teknike.

Realizimin e programit e bën KEDS-i, ne nuk e bëjmë, sepse s’kemi qasje tek konsumatorët, dhe mënyrën se si e kanë shpërndarë ata tek konsumatorët ata sigurisht është dashur ta ndjekin programin tonë. Por, ndoshta ka pasur ndalje më të shpeshta që ajo mund të jetë e lidhur edhe me prishje teknike.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *