Reduktime të ujit në Suharekë nga 25 qershori – publikohet orari për fshatrat dhe lagjet e prekura
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Njësia Suharekë ka njoftuar se, duke filluar nga 25 korriku 2026, do të zbatojë reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të Komunës së Suharekës për shkak të rritjes së ndjeshme të konsumit dhe keqpërdorimit të ujit.
Sipas njoftimit, masat janë ndërmarrë për të siguruar një furnizim sa më të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët.
Reduktimet do të zbatohen sipas këtij orari:
Sallagrazhdë: 20:00 – 07:00
Zona Industriale – Shirokë: 17:00 – 07:00
Rruga Magjistrale “Pusi i Atit” deri në Shirokë: 17:00 – 07:00
Rruga “Garibaldi”, Suharekë: 17:00 – 07:00
Gjinoc: 09:00 – 17:00
Tërnje dhe Nepërbisht: 09:00 – 17:00
Gelancë: 09:00 – 17:00
Shirokë – Rruga e Sopijës, Lagjja e Buzhalëve: 17:00 – 07:00
KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve që ujin e pijshëm ta përdorin me kujdes dhe në mënyrë racionale, duke shmangur ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra, larjen e automjeteve dhe përdorime të tjera joesenciale.
Kompania thekson se vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve mund të sigurohet furnizim sa më i qëndrueshëm me ujë gjatë kësaj periudhe.
