Kosova shënon 17 vjet pavarësi, Qeveria publikon logon dhe programin festiv

12.02.2025

Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar logon zyrtare shtetërore dhe programin e plotë të manifestimeve që do të shënojnë këtë datë të rëndësishme.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku Qeveria njoftoi publikun për logon dhe programin festiv.

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 17-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera rreth logos së përzgjedhur apo programit të manifestimeve, por pritet që ato të jenë tërheqëse dhe të denja për të shënuar këtë përvjetor të shënuar.

17 shkurti është një datë e rëndësishme për Kosovën, që shënon shpalljen e pavarësisë së saj në vitin 2008. Kjo datë përkujton sakrificën dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e festimeve dhe të nderojnë së bashku këtë ditë të shënuar për vendin.

https://www.facebook.com/GOVRKS/posts/pfbid0HEFFzJ8k5H3QEAoJebcAiXFbuArcRoqtCkeSR2MWvFUq7rjhjS8DCQaYG6NgP38Xl