Kosova fillon grumbullimin e plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19

04.02.2021

Tashmë ka filluar të bëhet grumbullimin e plazmës së gjakut për trajtimin e virusit COVID-19. Për fillimin e grumbullimit të plazmës konvalescente nga personat të cilët e kanë kaluar virusin COVID-19, e ka konfirmuar Infektologu në Klinikën Infektive në QKUK, Sali Ahmeti për Radio Evropa e Lirë. Pacientët e infektuar me COVID-19 do të fillojnë […]

Kosova fillon grumbullimin e plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19 Foto: Ilustrim

Tashmë ka filluar të bëhet grumbullimin e plazmës së gjakut për trajtimin e virusit COVID-19.

Për fillimin e grumbullimit të plazmës konvalescente nga personat të cilët e kanë kaluar virusin COVID-19, e ka konfirmuar Infektologu në Klinikën Infektive në QKUK, Sali Ahmeti për Radio Evropa e Lirë.

Pacientët e infektuar me COVID-19 do të fillojnë trajtimin me plazmën konvalescente, pasi që kjo shihet si terapi mbështetëse madje këtë e kanë vendosur institucionet shëndetësore përmes një udhëzuesi.

Infektologu Ahmeti, i cili njëherësh është kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalescente, thotë se kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative për fillimin e dhënies së plazmës konvalescente.

“Transfuzioni i gjakut ka filluar grumbullimin e dozave të para. Me udhëzuesin tonë, këtë trajtim me plazmë konvalescente do ta aplikojmë te format e rënda të sëmundjes ose të format që kanë tendencë të përkeqësimit të shpejtë”, thotë Ahmeti.

Efikasiteti i trajtimit të COVID-19 me plazmë konvalescente

Sa i përket sasisë së grumbulluar të plazmës konvalescente, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani kanë pasur vetëm tre dhurues të plazmës.

“Shpresojmë që në ditët në vijim të kemi më shumë doza të plazmës”, tha shkurt Zhubi.

Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin. Transfuzioni i antitrupave besohet se krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.

Infektologu Ahmeti tha se trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira te pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur.

Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut./REL/