Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit

para 25 dite

Edhe pse kanë mbetur më shumë se një muaj kur fillon stina e dimrit në disa vende të Evropës por edhe Kosovës kanë rënë reshjet e para të dëborës.

Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit Foto: Herolind Bytyçi | HALLKA

Në anën tjetër këtë vit janë shënuar temperaturat më të larta gjatë stinës së verës, dhe vera më e gjatë e përjetuar në vitet e fundit.

Pavarësisht një stine të gjatë dhe të nxehtë të verës, dimri pritet të jetë më i ftohtë dhe më i “egër”.

Të paktën kështu ka lërë të nënkuptohet nga Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se stina e dimrit do të jetë me temperaturat më ulëta si dhe do të ketë reshje më të dendurë të borës në krahasim me dimrat e kaluar.

“Ky dimër nuk do të jetë sikurse dimri tjetër, pasi gjatë gjithë verës kemi pasur një verë shumë të nxehtë deri në 38 gradë Celsius. Por e veçanta është që kemi pasur një periudhë të gjatë të verës, që nga qershori deri në muajin tetor kemi pasur temperatura bukur të larta.

LEXO EDHE:  Dimri do jetë paksa më ndryshe, më i ftohtë se i viteve paraprake

E, kjo energji sipas statistikave, sipas përvojës që kam në fushën e meteorologjisë kujtojë që do të jetë ‘negative’ gjatë dimrit. Apo që të jem më i qartë ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimrat që kemi lënë pas. Do të ketë temperatura dhe më të ulëta, por do të ketë reshje të borës edhe më të dendurë se në dimrat që i kemi kaluar”, ka thënë Aliu.

Etiketat