Kosova dhe Serbia dakordohen për zbatimin e marrëveshjes për të pagjeturit

17.12.2024

Takimi në mes të kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, ka përfunduar rreth orës 17:00.

Kosova dhe Serbia dakordohen për zbatimin e marrëveshjes për të pagjeturit Foto: Ilustrim

Në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, palët janë dakorduar për zbatim të marrëveshjes për të pagjeturit.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. 

“Pas tre vitesh dialog, bisedimesh të vazhdueshme dhe tendencave të pajustifikueshme për zvarritje nga ana e Serbisë, sot në Bruksel është miratuar formimi i Komisionit të Përbashkët që do të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Ky hap përbën një moment të rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve tona lidhur me këtë çështje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme për familjet dhe shoqërinë tonë.

Komisioni i Përbashkët, i kryesuar nga Bashkimi Evropian, do të jetë trupa më e lartë që do të ketë përgjegjësinë për mbikëqyrjen dhe sigurimin e zbatimit efektiv dhe në plotësi të Deklaratës së Personave të Zhdukur. Njëkohësisht, do të shërbejë si platformë, ku më në fund do të mund të adresojmë të gjitha shqetësimet tona sa i përket ngecjeve në proces dhe mosadresimit adekuat të këtyre ngecjeve apo pengesave; përfshirë këtu mungesën e bashkëpunimit të Serbisë në Grupin Punues dhe refuzimin për të hapur arkivat përkatëse.

Shpresojmë që ky hap të shërbejë si një moment përparimi drejt zgjidhjes përfundimtare dhe të shumë vonuar të fatit të personave të zhdukur dhe lehtësimit të dhimbjes së familjeve të tyre, të cilat për shumë kohë kanë pritur drejtësi dhe të vërtetën” thuhet në njoftimin e komisionit.

Takimi kishte nisur në orën 15:00, pas takimeve të ndara që Bislimi dhe Petkoviq kishin pasur me emisarin Lajcak.

Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More