LVV
PDK
LDK
AAK

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

para 57 dite

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjatë një vizite zyrtare në Berlin, u prit nga Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Gjatë këtij takimi, të dy gjeneralët nënshkruan një Marrëveshje Bilaterale të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet ministrive të Mbrojtjes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja e nënshkruar fokusohet në rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe mbështetjen e Kosovës në fushën e mbrojtjes. Gjatë takimit bilateral, dy gjeneralët diskutuan sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke theksuar nevojën për një koordinim më të ngushtë mes forcave të armatosura të Kosovës dhe Gjermanisë. Ata e vunë theksin te rëndësia e përpjekjeve të përbashkëta për të përballuar kërcënimet dhe sfidat që mund të paraqiten në të ardhmen.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Jashari dhe Breuer, përfshin mbështetje politike, ushtarake dhe ligjore nga ana e Gjermanisë për FSK-në. Kjo mbështetje do të mundësojë përfshirjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës në organizata ndërkombëtare, një hap kyç në forcimin e rolit të Kosovës në arenën globale të sigurisë.

Marrëveshja thekson një gamë të gjerë aktivitetesh bashkëpunuese që përfshijnë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, mbështetje teknike dhe logjistike, si dhe aktivitete të tjera që do të fuqizojnë kapacitetet e mbrojtjes të Kosovës. Ky bashkëpunim do të sigurojë një zhvillim të vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do të kontribuoni në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë thekson gjithashtu rëndësinë e aleancës strategjike ndërmjet dy vendeve. Kjo aleancë ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol kyç në zhvillimin dhe fuqizimin e FSK-së, duke mundësuar një partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm në fushën e sigurisë.

Etiketat

Ofertat e fundit