Konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK, ministri i Mbrojtjes dhe ai i MAPL-së me deklaratë të përbashkët

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët.

23.10.2021 / Lajme

Konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK, ministri i Mbrojtjes dhe ai i MAPL-së me deklaratë të përbashkët
Foto: Ilustrim

Deklarata ka të bëjë rreth konkursit publik për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

“Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në kuadër të realizimit të prioriteteve të saj ka shpallur konkursin publik për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK. Prandaj, ju ftojmë që të gjithë, të rinj e të reja, shtetase të Republikës së Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike, e në këtë rast të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara nga komunitetet jo shumicë që të jenë ushtarë të FSK-së”, thuhet mes tjerash në këtë deklaratë.


Më poshtë mund të lexoni deklaratën:

Deklaratë e përbashkët e Ministrit Krasniqi dhe Ministrit Mehaj

Të nderuar qytetarë të vendit nga komunitetet jo shumicë,

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në kuadër të realizimit të prioriteteve të saj ka shpallur konkursin publik për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Prandaj, ju ftojmë që të gjithë, të rinj e të reja, shtetase të Republikës së Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike, e në këtë rast të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara nga komunitetet jo shumicë që të jenë ushtarë të FSK-së.

Siç e dini, FSK që nga fillimi i funksionimit të saj, ka në përbërjen e saj pjesëtarë nga radhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Të gjithë janë bashkuar natyrshëm dhe kryejnë detyrat e tyre në shërbim të vendit dhe gjithë qytetarëve të saj pa dallim.

Prandaj edhe me këtë rast, ju inkurajojmë që mbi parimin e mundësive të barabarta për të gjithë, të konkurroni duke ju garantuar proces të drejtë dhe plotësisht transparent.

Ministria e Mbrojtjes paraprakisht ka marrë të gjitha masat dhe veprimet e duhura në funksion të zbatimit të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen vetëm “Më të mirët prej më të mirëve”.

Ne, dy ministrat e dikastereve tona, ju sigurojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë në dispozicion mbështetjen e plotë të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, që të përmbushë me sukses të plotë detyrat dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Të bashkohemi të gjithë të interesuarit për të shërbyer në FSK-në e përbashkët, me detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta, për shtetin e përbashkët dhe qytetarët tanë pa dallim.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *