Konkursi për policë të rinj, kriteret për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës

03.11.2021

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se kandidatët që apikojnë për zyrtarë policorë duhet t’i përmbushin kriteret e moshës nga 18-30 vjeçar dhe se të jenë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale. Njëra ndër kriteret për t’u bërë pjesë e PK-së, potencohet se kandidatët që aplikojnë nuk duhet […]

Konkursi për policë të rinj, kriteret për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se kandidatët që apikojnë për zyrtarë policorë duhet t’i përmbushin kriteret e moshës nga 18-30 vjeçar dhe se të jenë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale.

Njëra ndër kriteret për t’u bërë pjesë e PK-së, potencohet se kandidatët që aplikojnë nuk duhet të posedojnë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë apo duar).

Këto janë disa nga kriteret kryesore:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.