Konfirmohet rënia e bllokut B1 nga sistemi, KEK thotë se është kthyer përsëri

29.08.2022

Korporata Energjetike e Kosovës, është përballur sot edhe me rënë edhe njësia B1, ndërkohë që aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit A. Lajmi është konfirmuar edhe nga Koroporate Energjetike e Kosovës. “Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin […]

Konfirmohet rënia e bllokut B1 nga sistemi, KEK thotë se është kthyer përsëri Foto: Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës, është përballur sot edhe me rënë edhe njësia B1, ndërkohë që aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit A.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Koroporate Energjetike e Kosovës.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim.

Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”, thuhet në njoftim.