“Komunave duhet tu kthehen mjetet e vitit të kaluar”

29.03.2023

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar edhe njëherë që komunave të Kosovës të u kthehen mjetet e vitit të kaluar, pasi që ato i takojnë me ligj komunave. “Ne po besojmë se është ndonjë lëshim teknik”, tha ai për RTK. Sipas tij edhe pse kanë bërë kërkesë ende nuk […]

“Komunave duhet tu kthehen mjetet e vitit të kaluar” Foto: Ilustrim

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar edhe njëherë që komunave të Kosovës të u kthehen mjetet e vitit të kaluar, pasi që ato i takojnë me ligj komunave.

“Ne po besojmë se është ndonjë lëshim teknik”, tha ai për RTK. Sipas tij edhe pse kanë bërë kërkesë ende nuk ka ndonjë përgjigje nga institucionet e Kosovës për këtë çështje.

Ibrahimi bëri me dije se shumica e komunave janë të prekur me këtë problem. Ai bëri me dije se Komuna e Prishtinës është prekur me 29 milionë euro, por edhe komunat e tjera janë të prekur.

Sipas tij ky është një problem që do të nxjerrë shumë telashe në shumë projekteve të ndryshme. “Ka projekte që janë miratuar edhe nga kuvendet komunale, por ato nuk mund të zbatohen”, theksoi ai.