Komunat mund ti shpallin tenderët meqë nuk ka pezullim të aktiviteteve të prokurimit

27.04.2020

Pas takimit të z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së dhe z. Osman Vishaj – Kryetar i Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) u sqarua se të gjitha Autoritetet Kontraktuese (AK) mund të shpallin tender si për furnizime, shërbime apo punë tjera në bazë të planeve që i kanë (planet e prokurimit). Por me këtë […]

Komunat mund ti shpallin tenderët meqë nuk ka pezullim të aktiviteteve të prokurimit Foto: Ilustrim

Pas takimit të z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së dhe z. Osman Vishaj – Kryetar i Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) u sqarua se të gjitha Autoritetet Kontraktuese (AK) mund të shpallin tender si për furnizime, shërbime apo punë tjera në bazë të planeve që i kanë (planet e prokurimit).

Por me këtë rast data e dorëzimit (hapjes) së tenderëve mos të lihet para datës 05.05.2020, ndërsa për tenderët që komunat kanë shpallur para njoftimit të datës 21.04.2020 me nr 42/2020 duhet t’i shtyhen vetëm datat e dorëzimit (hapjes), pra datat e dorëzimit (hapjes) duhet të bëhen pas kësaj date.

Në takim u sqarua se këtu nuk ka ndonjë pezullim të aktiviteteve të Prokurimit por vetëm për një shtyrje të dorëzimit (hapjes) të disa ofertave.