Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e AKI-së dhe kreun e Policisë së Kosovës

05.01.2024

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në kampin “Film City” në Prishtinë. Përgjatë këtij takimi, siç ka njoftuar KFOR, Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve. Në një nga fotografitë e […]

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në kampin “Film City” në Prishtinë.

Përgjatë këtij takimi, siç ka njoftuar KFOR, Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.

Në një nga fotografitë e KFOR, Ajeti dhe Hoxha shihen teksa nënshkruajnë, të shoqëruar nga Ulutas.

https://twitter.com/NATO_KFOR/status/1743306122767872440?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1743306122767872440%7Ctwgr%5E3f2f650414e513fa222056d48fe7730d54bb80bc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqip.com%2Fkomandanti-i-kfor-it-takohet-me-shefin-e-aki-se-dhe-kreun-e-policise-se-kosoves%2F